Deklarimet serbo-ruse për veriun, Knaus kritikon Perëndimin: Të njëjtat gënjeshtra i tha edhe Putini para agresionit ndaj Ukrainës

Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka komentuar ngjarjet e fundit në veri dhe konotacionin që autoritetet në Serbi dhe politikanët në Moskë po mundohen t’ia japin veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në Veri të vendit. Stradner ka përmendur një deklaratë të Sergeri Lavrov dhe Aleksander Vulinit të cilët kanë folur për “spastrim etnik” “Gjërat…

Lajme

12/09/2024 18:17

Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka komentuar ngjarjet e fundit në veri dhe konotacionin që autoritetet në Serbi dhe politikanët në Moskë po mundohen t’ia japin veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në Veri të vendit.

Stradner ka përmendur një deklaratë të Sergeri Lavrov dhe Aleksander Vulinit të cilët kanë folur për “spastrim etnik”

“Gjërat në Ballkan po tensionohen përsëri”, ka shkruar Stadner.

Lidhur me këtë shkrim të Stradner ka reaguar Gerald Knaus nga ESI, duke thënë se “verbëria e Perëndimit është e pashembullt”.

Sipas Knaus, të njëjtat gënjeshtra janë thënë edhe nga Putini kur kishte vendosur të bënte agresion kundër Ukrainës.