Deklaratat e fuqishme të Ramës në OKB, Krasniqi: Edhe sot, sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB. Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe…

Lajme

24/09/2022 19:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB.

Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Kryetari i PDK-së në Facebook.

Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Krasniqi. /Lajmi.net/