Deklarata për Shkelzen Gashin përdoret si argument kryesor për t’ia refuzuar lirimin Jakup Krasniqit

Gjykatësi francez i Speciales, Nicollas Guillou ia ka refuzuar kërkesën për lirim ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Në arsyetimin e tij, Guillou ka rrëzuar shumicën e argumenteve të mbrojtjes, duke i dhënë të drejtë Prokurorisë së Specializuar për ta lënë në paraburgim Jakup Krasniqin.