Deklarata e Van Gaal pas fitores ndaj Spurs

Louis Van Gaal ndjehet i lumtur me tre pikët e fituara ndaj Tottenham, por pranon se skuadra e tij ishte me fat.

Sport

08/08/2015 17:58

Manchester United arriti ta mposhtë Tottenhamin sot në Old Trafford me rezultat 1-0 falë autogolit të Walker.

”Ishte ndeshje e vështirë, pasi të dy skuadrat luanin lojë me presion dhe çdo lojtar luftonte për top edhe në situatat më të vogla. Nuk arritëm ta mbanim topin, por në kundër-sulme krijuam disa raste”

”Ata kishin shanse të mira me Eriksen dhe ne ishim me fat sot. Jam i lumtur me paraqitjen e Darmian. Edhe Romero bëri disa pritje fantastike, por nuk arriti ta ndëronte lojën tonë sepse ka stërvitur vetëm dy ditë te Man Utd”, tha holandezi.