Deklarata e Pavarësisë vendoset pranë shtatores së Ismail Qemalit
Para shtatores së Ismail Qemaili në Prishtinë është vendosur një pllakë, në të cilën është Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë.

Lajme
Vendosjen e kësaj pllake e ka bërë rinia e Partisë Demokratike.
Djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andini, i cili është zëvendëskryetar i rinisë së PDK-së, ka thënë se qëllimi i kësaj pllakate është që të kujtohen nënshkruesit dhe ata të cilët e sjellën pavarësinë, transmeton KP.
Ata do të mbajnë edhe një aktivitet sensibilizues për të kërkuar vendosjen e bustit Adem Jashari në sheshin Adem Jashari në Prishtinë.