Deklarata e Kurtit se dialogu nuk është prioriteti numër një, Daçiq: Kjo duhet të shqetësojë ndërkombëtarët

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka pretenduar se Kosova në vazhdimësi po shpërblehet nga akterët ndërkombëtarë për, siç e quajti ai, jo-konstruktivitet ndërsa ka shtuar se shteti i tij po e mban korrektësinë. Lidhur me deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu me Beogradin nuk është prioritet i tij, se kurrë nuk…

Lajme

01/12/2022 10:16

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka pretenduar se Kosova në vazhdimësi po shpërblehet nga akterët ndërkombëtarë për, siç e quajti ai, jo-konstruktivitet ndërsa ka shtuar se shteti i tij po e mban korrektësinë.

Lidhur me deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu me Beogradin nuk është prioritet i tij, se kurrë nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe dhe se nuk i intereson, Daçiq tha se kjo duhet të shqetësojë ndërkombëtarët më shumë sesa Beogradin, raporton RTS, përcjell lajmi.net.

“Ai pështyn drejtpërdrejt mbi integritetin e BE-së – Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi. Interesi i BE-së është të ruajë autoritetin e saj”, tha Daçiq.

“Nuk mund të flasim për marrëveshje të reja pa zbatim të të vjetrave”, shtoi Daçiq. /Lajmi.net/