Deklarata e Klopp pas fitores ndaj Man Utd

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka lavdëruar futbollistët e tij për performancën e shkëlqyer kundër Manchester United.

Sport

19/01/2020 23:14

Liverpool sonte shënoi edhe një fitore në luftën për titullin e Premier Ligës, të cilën duket se askush nuk do të mund t’ia rrezikojë.

“Të kuqtë” treguan lojë të mirë dhe shënuan dy gola kundër United.

Tekniku gjerman duke folur për Sky Sports, tha se është i lumtur me atë që treguan të përzgjedhurit e tij në fushë.

“Është një lehtësim i madh, unë isha vërtet i lumtur me 85-90% të lojës, ne ishim shkëlqyes. Ne dominuam ndeshjen, veçanërisht në pjesën e parë. Energjia që ata vendosën në fushë ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

“Në një ditë normale do të kishim shënuar tre herë në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë deri në minutën e 65-të duhet të ishim më të qartë. Por atëherë United ka cilësi të dukshme, luajti pak më shumë futboll dhe ne duhej të mbroheshim. Këtu kemi gabime, nuk e përdorëm zotërimin sa duhet dhe kështu loja qëndron e hapur. Pastaj ne shënuam një gol të mrekullueshëm në fund. Ishte një ndjenjë vërtet e mirë”, tha Klopp. /Lajmi.net/