Deklarata e Erdoganit për Bosnjën alarmon Banjallukën dhe Beogradin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të pranojë nesër në Beograd presidentin e entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, të cilin ai e ka ftuar në konsultim urgjent pas deklaratës së kryeministrit turk, Recep Erdogan.

Lajme

13/07/2014 15:48

Si njoftojnë mediat serbe, Vuçiq e ka pranuar sot letrën e Dodikut, i cili ka shprehur brengosjen e tij për deklaratën e kryeministrit turk, s dhe e ka ftuar Dodikun për konsultim urgjent.

Sipas Vuçiqit, çfarëdo deklaratash që rrezikojnë stabilitetin e brishtë rajonal, nuk janë të mira dhe pet nga BE-ja, veçmas nga Gjermania, që të ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit turk.

Në komunikatë shtohet se Serbia ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar për paqe e stabilitet, por nuk do të ju lejojë as tjerëve që të rrënohet e tërë ajo që kanë arritur popujt dhe shtetet e Ballkanit perëndimor në dekadën e fundit.

Kryeministri i Turqisë në një tubim parazgjedhor presidencial ka thënë që kushdo që “prek boshnjakët” do të ketë kudër vetes “100 milionë turq”, duke shtuar se nuk duhet çuditur “kur anijet e marinës turke të luftës të hyjnë në Neum”, sepse kjo është shenjë e përkrahjes së sovranitetit të Bosnjës e Hercegovinës.