Deklarata e dhimbshme e Hummels pas eliminimit

.

Sport

27/06/2018 19:25

Matts Hummels ka folur pas eliminimit të Gjermanisë nga Botërori.

Ai deklaroi që pati një rast që duhej ta konkretizonte në gol.

“Është e vështirë që të përshkruhet me fjalë. Ne kemi besuar në këtë gjë deri në fund. Ne kemi pasur mjaft raste. Unë personalisht pata rast, atë është dashur ta realizoj”, deklaroi Hummels.

“Ekipet që mendohet se janë të vogla po bëjnë mirë në këtë Botëror dhe veten e sollëm në këtë situatë pas neshjes ndaj Meksikës”.

“Ndeshja e fundit e mirë e jona ishte në vjeshtë të vitit 2017, e ka shumë kohë prej asaj paraqitje”.

“Pas minutës së 65-të u stresuam shumë dhe e humbëm strukturën tonë. Nëse do ta shënoja atë goditje me kokë, tash do të flisnim se si mrekullisht u kualifikuam, por tash po flasim për një gjë krej tjetër”, shtoi ai.