Deklarata e Azem Hajdarit për Kosovën, dhjetë ditë para se të vritej (VIDEO)

Më 2 shtator 1998, pra 10 ditë para vrasjes së tij para selisë së PD-së në Tiranë, Azem Hajdari kishte dhënë një intervistë ku fliste për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë dhe për ata në Maqedoni e kudo që jetojnë.

Lajme

12/09/2015 12:38

Ndër të tjera, “Tribuni i Demokracisë” shprehej se, shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se Sllobodan Millosheviqi është e keqja më e madhe që i kanoset dhe se ai do të tentojë me të gjithë format, politike dhe ushtarake, që ta shkatërrojë Kosovën që historikisht ka qënë vatër e shqiptarizmit, raporton Portali Albeu.

Deklarata të forta këto nga i ndjeri Hajdari, që në shumë raste ka dhënë ndihmë të madhe edhe për luftën e UÇK-së. /albeu.com/

YouTube player