Dëgjon zhurmë të mistershme në shtëpi, kontakton policinë dhe ndahen të habitur nga ajo që gjetën

Një njeri në Gjermani ka telefonuar policinë për ta hetuar një zhurmë të mistershme në shtëpinë e tij.

Fun

01/08/2016 03:37

Ai po qëndronte në shtëpi kur zhurma filloi dhe nuk po ndalej, deri kur ai telefonoi policinë.

Pasi erdhi policia dhe filluan kërkimin, ata gjetën dy iriq të cilët ishin duke kryer marrëdhënie seksuale, transmeton lajmi.net

Policia nuk i ndërpreu dhe akti seksual i tyre zgjati edhe 20 minuta të tjerë.

Një ekspert i kafshëve i kontaktuar për rastin ka treguar se iriqët kanë një qëndrueshmëri të pabesueshme seksuale.

“Ata kanë qëndrueshmëri seksuale të pabesueshme dhe janë të zhurmshëm gjatë çiftëzimit, e sidomos meshkujt”, tregoi ai.

Kur akti i tyre mbaroi, kafshët u larguan vetë nga aty./lajmi.net