Dëgjimi i muzikës ju ndihmon të mësoni më mirë

Dëgjimi i muzikës siç duket ka një efekt të madh mbi ne, kanë gjetur hulumtuesit.

Lifestyle

16/11/2015 22:53

Ata thonë se dëgjimi i muzikës mund të na ndihmojë që të mbajmë në mend më shumë informacione, se sa kur nuk dëgjojmë.

Dy universitete në Austri kryen një studim për të analizuar efektet që muzika ka në nxënës. Ekipet e hulumtuesve nga Universiteti i Vjenës dhe Universiteti i Innsbruck-it studiuan disa pjesëmarrës nxënës duke iu lëshuar këngë të ndryshme.

Rezultatet treguan se përmbajtja e këngës dhe lidhja personale e dëgjuesit me atë këngë janë faktorët që ndikojnë pozitivisht në nxënës, transmeton lajmi.net.

Por, një tjetër proces në të cilin muzika ka ndikim është edhe të mësuarit. Shumë studentë kanë raportuar se dëgjimi i muzikës i ndihmon ata që t’i mbajnë në mend më mirë informacionet përderisa mësojnë.

Të dëgjosh muzikë ndërsa mëson ose kryen një tjetër detyrë të caktuar ka treguar të jetë i dobishëm pasi që përmirëson vëmendjen, kujtesën dhe aftësinë për të bërë ‘matematikë mendore’ si dhe ndihmon në minimizimin e depresionit dhe ankthit.

Kjo praktikë njihet ndryshe edhe si “Efekti Mozart”. (lajmi.net)