Dega e Partisë Social Demokratike në Gjilan i bashkohet AKR-së

Caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme ka intensifikuar kalimet nga një parti politike në tjetrën. Sot në Gjilan, dega e Partisë Social Demokratike të Kosovës, ka kaluar në Aleancën Kosova e Re. 

Lajme

12/05/2014 13:48

Behgjet Pacolli, me këtë rast ka thënë se kjo është edhe një dëshmi e mirë e punës së AKR-së në Qeveri. 

“Sot pata kënaqësinë që të pres degën e partisë Social Demokratike të Kosovës dega në Gjilan. Aderimet e reja që po i vijnë dita ditës AKR, tregon më së miri për punën tonë në qeverisje”. 

“AKR është parti e hapur për gjithë ata që e donë prosperimin e vendit tonë. AKR do të jetë sfiduese në këto zgjedhje”.