Dega e AAK-së në Viti, shkrihet në LDK

Disa anëtar të kryesisë së degës së AAK-së në Viti, kanë aderuar sot në degën e LDK-së.

Lajme

01/02/2015 19:46

Këtë e ka bërë të ditur për VitiaLive nënkryetari i deritashëm i degës së AAK-së Riad Sadiku, i cili ka njoftuar se këtë subjekt e kanë braktisur edhe dy këshilltarët e kuvendit Komunal nga ky subjekt, Nuredin Lutfiu dhe Ajtene Frangu. 

Gjithashtu bëhet e ditur se 3 anëtar të kryesisë së AAK-së dhe kryetarët e nëndegëve në Sllatinë të Poshtme dhe Smirë, tani janë pjesë e LDK-së, raporton VitiaLive.