“Defender Europe 25” fillon nesër
Nesër mbi 25 mijë ushtarë nga 29 shtete të ndyshme do të fillojnë ushtrimet më të mëdha ndërkombëtare “Defender Europe 25”. Nikoqire e këtij organizimi do të jetë Kosova, shkruan lajmi.net Ky organizimi do të jetë i drejtuar nga ShBA-të dhe do të zgjasë deri me 9 qershor. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, ushtrimet do…

Lajme
Nesër mbi 25 mijë ushtarë nga 29 shtete të ndyshme do të fillojnë ushtrimet më të mëdha ndërkombëtare “Defender Europe 25”.
Nikoqire e këtij organizimi do të jetë Kosova, shkruan lajmi.net
Ky organizimi do të jetë i drejtuar nga ShBA-të dhe do të zgjasë deri me 9 qershor.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, ushtrimet do të zhvillohe në rajonin e Gjakovës kryesisht.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./lajmi.net/