Defekti i Neymarit

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka sfiduar përforcimin e ri Neymar ta përmirësojë bilancin e shënimeve të tij, në mungesën e vazhdueshme të Lionel Messit. Braziliani ka realizuar vetëm pesë herë në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, pas transferimit në klub për 57 milionë euro gjatë verës nga Santos. Mirëpo, ai ka…

Sport

10/12/2013 20:48

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka sfiduar përforcimin e ri Neymar ta përmirësojë bilancin e shënimeve të tij, në mungesën e vazhdueshme të Lionel Messit.

Braziliani ka realizuar vetëm pesë herë në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, pas transferimit në klub për 57 milionë euro gjatë verës nga Santos. Mirëpo, ai ka kontribuar me nëntë asistime.

Pas mungesës së gjatë të Messit për shkak të lëndimit, Martino i ka bërë thirrje Neymarit të përmirësojë bilancin e tij para portave kundërshtare, edhe pse është i vetëdijshëm se sulmuesi nuk do të mund të bëjë atë që bën argjentinasi.

“Ai duhet të shënojë më shumë gola se që ka bërë deri më tani”, deklaroi Martino para ndeshjes me Celticun të mërkurën mbrëma, në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk e analizojmë asnjë futbollist thjesht nga golat që shënon ose asistime, por është një pasqyrë. Për momentin e vetmja çështje rreth Neymarit është finalizimi i tij. Ai nuk është golashënues me karakteristika të Leos, por do të na jep një bilanc të ngjashëm me atë të Pedros, Alexisit dhe Cescut”, theksoi strategu i gjigantit katalan.