Dedikim për Bora Zemanin? Elgiti zbulon detajet për këngët e tij të fundit

Historia e Donaldi me Borën ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme.

ShowBiz

19/01/2022 22:26

Ishte Donaldi ai i cili kishte shkruar tekstin e njërës nga këngët të Elgit Dodës ku thuhej se ishte dedikim për Borën, shkruan lajmi.net

Këngëtari së fundi ishte i ftuar në “Pardon my French” të Top Albania Radio, teksa ka folur për një nga temat më të nxehta të momentit në mediat rozë.

Lidhja e Borës me Donaldin ka marrë bujë dhe nga këngët e suksesshme të Elgitit, të cilat një pjesë të tekstit e të idesë i ka në bashkëpunim me Donaldin dhe ky i fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri i ka trajtuar si dedikime për Borën.

Por sipas këngëtari nuk e di se kujt i janë dedikuar ato.

‘Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan’, ka thënë këngëtari.

Duke folur për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti tha pak nga  “plani” i Donaldit, teksa zbuloi se pritet të publikojë një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt.

‘Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë’, ka shtuar ndër të tjera.

Elgiti pak ditë parë ishte i ftuar si këngëtarë në shtëpinë e Big Brother VIP ku edhe takoi mikun e tij Donaldin./Lajmi.net/