Deda thotë se edhe po të marrë qeverisjen Vetëvendosja, marrëveshja nuk zhbëhet
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, thotë se edhe po të shkojmë sërish në zgjedhje, mund të fitojë PDK’ja dhe ky nuk ëhstë një veprim i mençur politik.

Lajme
Ai thotë se nënshkrimi i Mustafës nuk do të mund të tërhiqet nga marrëveshja, pasiqë deri tani, nuk njihet asnjë praktikë e tillë, që nga një marrëveshje është tërhequr ndonjë nënshkrim. Ai këto komente i ka bërë në emisionin Rubikon në KTV.
Ai thotë se edhe nëse Vetëvendosje do t’i fitonte zgjedhjet, atëherë nuk do të mund ta tërhiqte nënshkrimin.
“Edhe me shku në zgjedhje, e ne me i fitu zgjedhjet, askush nuk mund ta tërheq nënshkrimin. Kjo nuk është praktikë e njohur. Edhe presidenti Obama nuk mund ta tërheq nënshkrimin nga ndonjë marrëveshje”, ka thënë Deda.
Jo të gjithë në opozitë pajtohen me veprimet kundër marrëveshjeve. Ilir Deda i Vetëvendosjes thotë se në këtë mënyrë si po vepron opozita nuk ka shpresë për qytetarët. Pavarësisht rreziqeve vendi nuk guxon të shkoj në anarki thotë deputeti Deda për ‘Rubikon’ të KTV-së.
Ilir Deda ndonëse është pjesë e Vetëvendosjes nuk pranon që në emër të mbrojtjes së pronës publike të dëmtohet prona publike madje edhe vetë qytetin që udhëhiqet nga Vetëvendosje.
Veprimet e partisë së tij Deda i quan non-sense politik e që sipas tij janë larg të qenit shpresa e popullit.
Edhe sipas tij marrëveshjet me Serbinë janë të rrezikshme nuk guxojmë të provojmë anarkinë në vend.
“Nuk jemi shpresë por përkundrazi jemi tu ia gerditë njerëzve edhe shtetin edhe politikën e kjo si veprim politikë shtë i papranueshëm”, tha Deda.
Deda, i cili kohëve të fundit ishte kundërshtuar nga bashkëpartiakët e tij, duke u quajtur njëri pa thellësi mendimi dhe njeri që nuk përfaqëson Vetëvendosjen, thotë se nuk e ka ndërmend të bëhet interesant, pasi një kohë të gjatë është pjesë e skenës politike.
Veprimet e fundit i sheh si mungesë argumentesh brenda VV’së, ndërsa potencon se si deputet i zgjedhur askush nuk mund t’ia imponojë qëndrimet.
Deda ka komentuar edhe ndryshimet brenda Vetëvendosjes dhe ndryshimet konceptuale mes Kurtit e Ymerit.
Duke vazhduar të jetë pjesë e Vetëvendosjes, Deda ka porositur kolegët që të relaksohen, pasi mendimi ndryshe nuk do të thotë kundërshtim e as shkatërrim i Vetëvendosjes, përkundrazi është emancipim.