Deda: Rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohemi të gjithë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohen të gjithë.

Lajme

18/07/2018 16:53

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në vjeshtë pritet që BE të përmbushë obligimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Vendimi i parë, nga tre sosh, për liberalizim të vizave më në fund u përmbyll me sukses. Rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohemi të gjithë.

Vendimi i tretë – ai final – mirret në vjeshtë nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së.

Pas përmbushjes të dyfish kritereve më shumë se shtetet e rajonit, në vjeshtë presim që BE-ja të përmbushë obligimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Deda./Lajmi.net/