Deda: Policinë nuk e provokuam
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda thotë se dhuna ndaj protestuesve është “turpi i Qeverisë Mustafa”.
Lajme
Ai ka thënë për KTV se dalja masive e qytetarëve dëshmon se propaganda anti-protestë e qeverisë ka dështuar.
“Dalja masive e qytetarëve tregon se anti-propaganda kundër protestës e qeverisë dhe e mediave qeveritare ka dështuar. Kjo dalje tregon që populli dëshiron jetë të dinjitetshme dhe do që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje shtetërore”.
“Pa provokim të masës, policia ka ndërhyrë. Kjo çka po shohim ne është turpi i qeverisë Mustafa, Thaçi, Jabllanoviq. Gjithë kjo dhunë policore për një ministër të keq, nuk ja vlen. Populli sot duhet të mendojë se a ja vlen të kemi një qeveri që mbron një ministër të keq”.