Deco flet për rikthimin e përfolur të Neymarit në Barcelonë

Në ditët e fundit ka nisur të flitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të mundshëm të Neymarit në Barcelonë. Vetë futbollisti brazilian e ëndërron një gjë të tillë, ndërsa po synon të përgatitet sa më mirë për Kupëne e Botës me Brazilin. Drejtori sportiv i katalunasve, Deco ka folur për një mundësi të…

Sport

06/03/2025 12:24

Në ditët e fundit ka nisur të flitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të mundshëm të Neymarit në Barcelonë.

Vetë futbollisti brazilian e ëndërron një gjë të tillë, ndërsa po synon të përgatitet sa më mirë për Kupëne e Botës me Brazilin.

Drejtori sportiv i katalunasve, Deco ka folur për një mundësi të tillë, duke e bërë të qartë se ylli brazilian nuk është në planet e klubit.

“Neymar ishte një fenomen në të kaluarën këtu, e ka bërë atë që e ka bërë, e ka fituar atë që e ka fituar. Ndonjëherë historitë nuk përsëriten ose mund të përsëriten, nuk i dihet kurrë, por mendoj se ky nuk është momenti për Barcelonën që të mendojë për Neymarin apo që ai të mendojë për rikthim”, deklaroi Deco.

Ndërkohë, portugezi ndihet i lumtur që ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit i është kthyer futbollit.

“Është e qartë se Neymar është një lojtar i rëndësishëm. Mbi të gjitha, mendoj se Neymar ka nevojë të jetë i lumtur përsëri, që ta shijojë futbollin. Nuk e shoh një vend më të mirë për të në Brazil, në Santos, i cili është klubi i tij. E mbështes, dua që të jetë i lumtur sepse Kombëtarja e tij ka nevojë për të. Krejt ata që duan të shohin futboll kanë nevojë ta shohin Neymarin të lumtur”, përfundoi Deco./Lajmi.net/