Debuton te Gjermania lojtari i shumëkërkuar nga Kosova

Mërgim Berisha ka debutuar te Gjermania U21.

Sport

11/10/2019 10:01

Sulmuesi i kërkuar nga Kosova e me prindër po ashtu nga Kosova, është grumbulluar për herë të parë te Kombëtarja e Gjermanisë U21.

21 vjeçari ka realizuar debutimin në barazimin 1:1 në miqësoren mes Spanjës U21 dhe Gjermanisë U21.

Berisha u paraqit në pjesën e dytë të ndeshjes.

Berisha është një djalosh me prindër kosovarë por i lindur dhe rritur në Gjermani, edhe pse karrierën si futbollist e ka nisur në Austri pasi është rritur si lojtar te moshat e Salzburgut.

Ai aktualisht është i huazuar te SCR Altach, dhe në 14 ndeshje ka shënuar shtatë gola./Lajmi.net/