Debutimi për Napolin i sjellë futbollistit tragjedinë më të madhe të jetës së tij

Debutimin me Napolin në Serie A në fitoren 1:2 kundër Spal në udhëtim, talenti Gianluca Gaetano, do ta kujtojë si tragjedinë më të madhe të jetës së tij.

Sport

14/05/2019 19:43

19 vjeçarit fundjavën që shkoi i është dhënë rasti për të debutuar me fanellën e Napolit nga trajneri Carlo Ancelotti.

Momenti i debutimit të tij, nuk do të jetë kujtim i mirë për Gaetano.

Në momentin kur 19 vjeçari shkeli në fushë në minutën e 91’-të të ndeshjes, në shtëpinë e tij shpërtheu festa me fishekzjarrë dhe muzikë të lartë.

Ky veprim ishte shqetësues për fqinjët, që filluan të ankohen në familjen e futbollistit, duke pasur edhe përplasje verbale.

Tensionimi i situatës, nuk ka mundur të përballohet nga gjyshja 67 vjeçare e Gaetano, që pas një sulmi në zemër, ka ndërruar jetë./Lajmi.net/