Debutim me fitore

Etrit Berisha debutoi me fitore në portën e Lazios, në duelin kundër Apollon Limassol në kuadër të Grupit J në Europa League. Portieri kosovar bëri paraqitjen e parë për skuadrën romake pas transferimit nga Kalmar gjatë afatit kalimtar të verës, dhe edhe pse pranoi një gol, ai ndihmoi skuadrën e tij të shënojë fitore me…

Sport

07/11/2013 22:03

Etrit Berisha debutoi me fitore në portën e Lazios, në duelin kundër Apollon Limassol në kuadër të Grupit J në Europa League.

Portieri kosovar bëri paraqitjen e parë për skuadrën romake pas transferimit nga Kalmar gjatë afatit kalimtar të verës, dhe edhe pse pranoi një gol, ai ndihmoi skuadrën e tij të shënojë fitore me rezultat 2-1.

Sergio Floccari e kaloi Lazion në epërsi me golin e tij në minutën e 14-të, kurse sulmuesi e dyfishoi avantazhin e vendasve para përfundimit të pjesës së parë, më saktësisht në minutën e 37-të.

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Lorik Cana – që po ashtu e nisi duelin si titullar – bëri një gabim në pozicionim dhe këtë e shfrytëzoi Fotis Papoulis i cili mposhti Berishën duke ngushtuar disavantazhin e mysafirëve.

Mirëpo, në pjesën e dytë Lazio e mbrojti me sukses rezultatin – kjo edhe falë paraqitjes së mirë të Berishës – dhe mori pikë të plota që ia shtojnë shanset për kualifikim të mëtutjeshëm në Europa League. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Legia e Varshavës humbi në shtëpi nga Trabzonspor me rezultat 0-2.

Pas katër ndeshjesh, Trabzonspor udhëheq me 10 pikë e përcjell nga Lazio me 8. Apollon ka 4 pikë kurse Legia është pa pikë.