Deborah pas eleminimit nga “Dancing with the Stars”: Kam kërcyer më mirë se Megi dhe Sara

Deborah Keçi ishte konkurrentja e cila u eleminua nga spektakli i “Dancing With The Stars” rreth dy javë më parë. Së fundmi sportistja ka shprehur se është ndjerë disi e zhgënjyer nga ky fakt. E ftuar në “Natën me Aulonën”, Deborah tregoi se nuk ishte ndjerë e vlerësuar nga juria duke marrë parasysh dhe faktin…

ShowBiz

30/11/2022 15:24

Deborah Keçi ishte konkurrentja e cila u eleminua nga spektakli i “Dancing With The Stars” rreth dy javë më parë.

Së fundmi sportistja ka shprehur se është ndjerë disi e zhgënjyer nga ky fakt.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, Deborah tregoi se nuk ishte ndjerë e vlerësuar nga juria duke marrë parasysh dhe faktin se ajo merret me sport dhe nuk ishte mësuar me ekranin, gjë e cila ia vështirësoi punën ish-konkurrentes, shkruan panoramaplus.

Sakaq, sportistja mendon se ka dhënë më shumë se disa nga konkurrentët e tjerë në spektaklin e kërcimit. Ajo theksoi se gabimet që mund të bëjnë ia mbulojnë partnerët balerinë por si konkurrente ajo e ka pasur shkallën e vështirësisë më të lartë.

Ndër emrat që ajo përmendi ishin Salsano, Arbri, Sara dhe Megi. Sipas Deborës vajzat kanë një publik shumë të gjerë dhe e kupton se mund të kenë një suport më të madh nga publiku por theksoi se juria i ka dhënë gjithmonë më shumë pik atyre dhe kur kanë pasur pak vota nga publiku.

“Ka konkurrentë që kanë kërcyer më pak se Debora dhe i kanë dhënë më pak spektaklit. Pp flas si konkurrentë sepse si çift mund të kenë bërë mrekullira sepse i ka ndihmuar balerini për të përcjellë një performancë por nëse e marrim se sa ka kërcyer Deborah, shkalla e vështirësisë dhe i gjithë rrugëtimi besoj se kam dhënë më shumë se Salsano, Arbri. Mendoj se kam kërcyer dhe më shumë se vajzat… Megi dhe Sara por për hir të së vërtetës ata kanë një publik më të gjerë që i ndjek edhe i mbështet. E kuptoj se pse kanë qenë gjithmonë shumë lart me rezultatet por edhe për vajzat pikët e jurisë kanë qenë gjithmonë më të larta sesa publiku. Por unë mendoj realisht se kam kërcyer dhe kam bërë koreografi më të vështira se disa nga konkurrentët që përmenda.”, tha Deborah.