Debat i ashpër në BBVA, Xumi-Gjestit: Edi ta mori femrën

Spektakli televiziv “Big Brother VIP Albania 4” po vazhdon të sjellë momente të tensionuara, dhe këtë herë në qendër të debatit janë Xumi dhe Gjesti. Dy banorët, të cilët nisën lojën si miq të afërt, duket se tashmë kanë hyrë në një konflikt të ashpër, i nxitur nga afrimiteti i Gjestit me një tjetër banore,…

ShowBiz

16/01/2025 20:30

Spektakli televiziv “Big Brother VIP Albania 4” po vazhdon të sjellë momente të tensionuara, dhe këtë herë në qendër të debatit janë Xumi dhe Gjesti.

Dy banorët, të cilët nisën lojën si miq të afërt, duket se tashmë kanë hyrë në një konflikt të ashpër, i nxitur nga afrimiteti i Gjestit me një tjetër banore, Egli.

Gjatë një debati të fundit brenda shtëpisë, Xumi nuk i kurseu fjalët ironike ndaj Gjestit, duke bërë referenca për marrëdhënien e këtij të fundit me Eglin. “Ta mori Edi femrën te formati tjetër,” tha Xumi, një koment që duket se ka ndezur edhe më shumë tensionet mes tyre.

Gjesti, nga ana tjetër, u përgjigj menjëherë, duke mos e lënë ironinë pa kundërpërgjigje: “Siç ta mora unë ty.”

Ky shkëmbim i fortë ka krijuar një atmosferë të ngarkuar brenda shtëpisë, duke ndikuar jo vetëm te dy protagonistët, por edhe te dinamika e grupit.

Miqësia e dikurshme mes Xumit dhe Gjestit duket se ka përfunduar në një rivalitet të hapur, ndërsa publiku po pret me kureshtje se si do të zhvillohet ky raport në ditët në vijim.

“BBVA4” vazhdon të mbajë shikuesit të gozhduar para ekranit, me momente dramatike dhe tensione që e bëjnë lojën edhe më të paparashikueshme.