Debat i ashpër mes Françeskes dhe Egles, kjo e fundit tentoi ta rrezonte atë në pishinë

Franceska dhe Egla janë dy nga banorët që kanë pasur mosmarrëveshje dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë së BBVA. Sot ato të dyja janë kapur keq me njëra tjetrën, ku Egla ka tentuar ta rrezonte në pishinë Françeskën, shkruan lajmi.net. Ajo fillimisht e ka ofenduar Françeskën, duke i thënë  “ti je e pisët” pastaj e…

ShowBiz

24/02/2024 16:51

Franceska dhe Egla janë dy nga banorët që kanë pasur mosmarrëveshje dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë së BBVA.

Sot ato të dyja janë kapur keq me njëra tjetrën, ku Egla ka tentuar ta rrezonte në pishinë Françeskën, shkruan lajmi.net.

Ajo fillimisht e ka ofenduar Françeskën, duke i thënë  “ti je e pisët” pastaj e ka shtyrë atë drejt pishinës.

“Doje të më hidhje në pishinë, çfarë bënë moj, a je në terezi, doje të më hidhje në pishinë”, iu drejtua Françeska, Egles.

“Unë po eci, nuk dua të jap kënaqësinë e copës që kërkon”, ia ktheu Egla.

Teksa ato kanë vazhduar debatin duke ecur afër pishinës  Françeska i ka thënë Egles “do të me hedhesh në pishinë”.

“Po dua të të hedh në pishinë”, ia ktheu Egla, Françeskes.

Pas debatit një zarf i zi ka ardhur në shtëpi, por ende nuk dihet së çfarë përmban./Lajmi.net/

YouTube player