Debakël i Tottenhamit, barazon Arsenali

Tottenham u turpërua në White Hart Lane duke pësuar humbje 3-0 nga West Ham United në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë. Pjesa e parë nuk solli gola kurse në atë të dytën mysafirët shkatërruan Tottenhamin, një prej skuadrave më pozitive deri më tani këtë edicion në elitën e futbollit anglez. Winston Reid, Ricardo…

Sport

06/10/2013 18:02

Tottenham u turpërua në White Hart Lane duke pësuar humbje 3-0 nga West Ham United në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë.

Pjesa e parë nuk solli gola kurse në atë të dytën mysafirët shkatërruan Tottenhamin, një prej skuadrave më pozitive deri më tani këtë edicion në elitën e futbollit anglez. Winston Reid, Ricardo Vaz Te dhe Ravel Morrison realizuan brenda 13 minutave të pjesës së dytë për fitoren e thellë të Aston Villas.

Tottenham me këtë disfatë humbi rastin të ngjitet në pjesën e epërme të tabelës pasi lideri Arsenal nuk arriti më tepër se një barazim 1-1 në udhëtim te West Bromwich Albion.

Vendasit e përcollën fitoren e xhiros së shkuar kundër Manchester Unitedit duke ndaluar ekipin e Arsene Wengerit. WBA kaloi e para në epërsi në minutën e 42-të kur Claudio Yavob realizoi gol, por Arsenali u kundërpërgjigj në minutën e 63-të nëpërmjet mesfushorit Jack Wilshere.

Tani, Arsenali vazhdon të kryesojë në tabelë por ka pikë të barabarta me Liverpoolin, nga 16 pas shtatë xhirosh.