De Rossi shënon në debutim te Boca Juniors

Daniele De Rossi ka regjistruar një debutim ëndrrash te skuadra e tij e re, Boca Juniors.

Sport

14/08/2019 07:59

Mesfushori italian ka arritur të shënoi gol të bukur që në debutim, në ndeshjen që Boca Juniros e zhvilloi në Kupën e Argjentinës kundër Almargros.

Lojtari i larguar nga Roma, shënoi me kokë, për golin e parë para tifozëve të skuadrës së tij të re.

De Rossi këtë verë u transferua te Boca Juniros, pas qëndrimit 18 vjeçar te Roma në Serie A./Lajmi.net/