De Rossi realizon ëndrrën e tij të madhe

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, beson se Daniele De Rossi, do të transferohet te skuadra e tij.

Sport

20/07/2019 10:12

Legjenda e futbollit italian në fund të këtij sezoni është larguar nga Roma, dhe karrierën mund ta vazhdojë në Argjentinë te Boca Juniors.

Edhe pse ka pasur zëra për një pensionim të tij, De Rossi duket se ka vendosur të mbyll karrierën në skuadrën e Boca Juniors, fanellën e të cilës skuadër ka ëndërruar ta vesh.

“Negociatat për De Rossin janë në proces”, ka deklaruar ai për Tyc Sports, përcjell lajmi.net.

“Në ditët e ardhshme, ai do të fluturojë në Buenos Aires”.

“99 për qind Daniele do të jetë lojtar i Boca”.

“Të kesh një kampion botëror që dëshiron të mbyll karrierën e tij këtu më mbush me krenari. Është mirë që futbolli argjentinas të ketë një lojtar të tillë”./Lajmi.net/