De Rossi debuton me fitore në kampionat

8:15 | 19 Gusht 2019

Ylli i Boca Juniors, Daniele De Rossi bëri debutimin e tij në ligë në fitoren 2-0 ndaj Aldosivi në La Bombonera të dielën.

De Rossi bëri paraqitjen e tij të parë për Boca në humbjen shokuese nga ekzekutimi i penalltive ndaj Almagro në Kupën e Argjentinës të martën.

36-vjeçari, i cili la klubin e fëmijërisë Romën për Bocab, shënoi edhe një gol në ndeshjen e parë, përcjell lajmi.net.

Por De Rossi e shijoi fitoren e parë me Bocan. Mesfushori italian luajti 90 minutat e plota në një fitore ku golat u shënuan nga Carlos Tevez dhe Eduardo Salvio.

Boca, të cilët janë të pamposhtur, janë në vendin e tretë pasi kërkojnë titllin që i mungon që nga sezoni 2017-18 dhe cili do të ishte titulli i tyre i 34-të në përgjithësi. /Lajmi.net/