De Ligt: Van Gaal më tha se do të dashurohem me Bayern Munich

Matthijs de Ligt ka folur në lidhje me transferimin e tij te Bayern Munich. Ditë më parë mbrojtësi holandez kaloi nga Juventusi te gjiganti gjerman, Bayern Munich. Pas transferimit të tij në ‘Allianz Arena’, holandezi tha se është konsultuar me trajnerin e kombëtares së tij, Louis van Gaal, ndërsa i kishte thënë se do të…

Sport

21/07/2022 13:00

Matthijs de Ligt ka folur në lidhje me transferimin e tij te Bayern Munich.

Ditë më parë mbrojtësi holandez kaloi nga Juventusi te gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Pas transferimit të tij në ‘Allianz Arena’, holandezi tha se është konsultuar me trajnerin e kombëtares së tij, Louis van Gaal, ndërsa i kishte thënë se do të dashurohej në Bayern Munich.

“Në fillim të verës diskutova të ardhmen time me Van Gaalin dhe ai nuk kishte asgjë tjetër veçse fjalë të mira për Bayernin.

Ai lavdëroi filozofinë e tyre dhe më tha se nëse shkoja atje, do të dashurohesha me ta”, u shpreh de Ligt, përcjell lajmi.net.

Për Nagelsmann, De Ligt shtoi se ai beson se gjermani mund ta ndihmojë atë të avancojë talentin e tij, duke shtuar:

“Ai ka treguar se të rinjtë me të mund të rriten dhe zhvillohen. Unë ende e shoh veten si të tillë dhe dua të përmirësohem”, përfundoi holandezi.

De Ligt kaloi te Bayerni për shumën 70 milionë euro./Lajmi.net/