De Ligt thotë fjalën e tij – Ky është destinacioni i radhës sipas dëshirës së tij

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sport

21/03/2019 09:00

Holandezi po kërkohet me ngulm nga tri skuadrat gjigante të Evropës; Juventus, Paris Saint Germain e Barcelona.

Sipas raportimeve të fundit, skuadra që është më afër transferimit të tij është ajo e Barcelonës, por edhe plani i paraqitur nga PSG ishte bindës.

Raportimet e fundit nga ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se lojtari veçse ka marrë vendimin e tij për të ardhmen, transmeton lajmi.net.

De Ligt mësohet t’i ketë thënë Mino Raiolas se skuadra të cilës ai dëshiron t’i bashkohet është ajo e Barcelonës.

Edhe marrëveshja e nënshkruar mes Ajax dhe Barcelona për shkëmbimin e lojtarëve të akademisë do të lehtësoj këtë transferim. /Lajmi.net/