De Ligt tek Juventus – Zyrtarizimi bëhet nesër

Matthijs de Ligt do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Juventus.

Sport

14/07/2019 15:48

Juventus duket se ka mbyllur të gjitha marrëveshjet me mbrojtësin holandez, si dhe skuadrën e Ajax Amsterdam.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se De Ligt do të kompletojë transferimin e tij tek Juve gjatë së hënës, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ Juve do të paguajë 70 milionë euro tek Ajax për të siguruar shërbimet e 19 vjeçarit.

De Ligt do të përfitojë rreth 12 milionë euro në vit nga kontrata e tij me ‘Zonjën e vjetër’. /Lajmi.net/