De Ligt te PSG? Reagon ashpër agjenti i tij
Mino Raiola hodhi poshtë pretendimet se ishte në Francë për të finalizuar transferimin e Matthijs de Ligt në Paris Saint-Germain duke e quajtur "lajm të rremë".

Sport
De Ligt, 19 vjeç, është lidhur me një lëvizje te PSG ose Barcelona, ndërsa Manchester United dhe Liverpool gjithashtu raportohet se janë të interesuar për kapitenin e Ajax.
Raiola, agjenti i qendërmbrojtësit, ishte me sa duket në Paris, mes pretendimeve se ai po vuloste kontratën e De Ligt me kampionët e Ligës 1, transmeton lajmi.net.
Por agjenti i futbollistit mohoi të gjitha këto, duke i thënë ANSA: “Ky është një shembull klasik i lajmeve të rreme”.
De Ligt me gjasë do të largohet nga Ajax këtë verë, pas një sezoni mbresëlënës që pati me kampionët holamdez. /Lajmi.net/