De Ligt shumë afër nënshkrimit me Man Utd, kjo është oferta

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs de Ligt, është shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Manchester United.

Sport

25/05/2019 22:09

Sipas raportimeve nga Spanja, skuadra e Manchester United ka bërë një ofertë të pa refuzueshme, për tu afruar shumë me mbrojtësin holandez, transmeton lajmi.net.

Deri më tani thuhej se lojtari preferonte një kalim tek Barcelona, por duket se situata ka marrë një kthesë të papritur.

Gazetari i njohur i sportit, nga Spanja, Gerard Romero ka shkruar se ‘De Ligt është afër me Man United! Jo definitive, por një ofertë e mirë për lojtarin’.

Manchester United do të ketë konkurrencë nga Barcelona, Liverpool e Manchester City për lojtarin. /Lajmi.net/