De Ligt përmirëson gabimin, Holanda barazon rezultatin ndaj Anglisë

Është barazuar rezultati në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, mes Holandës dhe Anglisë.

Sport

06/06/2019 22:22

Pasi ishte Rashford ai që shënoi golin e epërsisë për Anglinë, pas penalltisë së shkaktuar nga De Ligt, ishte pikërisht ky i fundit që reagoi për skuadrën e tij.

Në minutën e 73’ të takimit, mbrojtësi i Ajax Amsterdam goditi mirë me kokë për ta tundur rrjetën e Pickford, shkruan lajmi.net.

Holanda ishte më kërkuese në pjesën e dytë dhe ndoshta goli i De Ligt ishte i merituar për ‘Tulipanët’.

Më poshtë mund ta shikoni golin e realizuar nga Matthijs De Ligt. /Lajmi.net/

https://twitter.com/SwypeSports/status/1136730368269344771?s=20