De Ligt përgënjeshtron Kluivertin: Nuk jam pishman për transferimin

Matthijs De Ligt ka hedhur poshtë zërat e Patrick Kluivert, i cili insistonte se mbrojtësi nuk është i lumtur në Torino.

Sport

21/11/2019 19:16

De Ligt nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Juventus, duke numëruar disa gabime fatale, për t’u kthyer në qendër të kritikave.

Pas këtyre kritikave, Kluivert besonte se lojtari nuk është i lumtur në Itali, por një gjë të tillë e ka mohuar ish ylli i Ajax.

“Ka gjithmonë presion kur paguhen aq shumë para për ty. Pas ndeshjes së parë ndaj Napoli, gjërat shkuan edhe më keq” ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.

“Por, shokët e skuadrës më vlerësojnë, tifozët dhe gjithë të tjerët. Jam i lumtur me mënyrën si po ecën” ka thënë tutje lojtari.

20 vjeçari kaloi tek Juventus për shumën e 75 milionë eurove. /Lajmi.net/