De Ligt mbërrin në Torino, gati për t’iu bashkuar Juventusit

Matthijs De Ligt ka mbërritur në Torino.

Sport

16/07/2019 22:28

Juventus është gati për të njoftuar transferimin më të madh të kësaj vere.

Kampionët e Serie A kanë arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e 19 vjeçarit De Ligt.

Mbrojtësi holandez pak minuta më parë ka mbërritur në Torino, shkruan lajmi.net.

Faqja e Juventusit në Twitter, ka publikuar videon e aterrimit të aeroplanit që ka sjellë De Ligt në Torino.

/Lajmi.net/