De Ligt i thotë ‘JO’ Barcelonës

Matthijs de Ligt nuk do t’i bashkohet Barcelonës.

Sport

18/06/2019 21:48

‘Cadena Ser’ shkruan se mbrojtësi holandez përmes agjentit të tij, Mino Raiola, i ka komunikuar katalanëve vendimin për t’u mos u transferuar në ‘Camp Nou’, përcjell ‘lajmi.net’.

E ardhmja e De Ligt është në mesin e spekulimeve më të mëdha këtë verë.

19 vjeçari pati një sezon mahnitës me Ajax duke arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Me refuzimin e Barcelonës, tash në garë për De Ligt mbeten PSG, Juventus dhe Bayern Munich./Lajmi.net/