De Ligt i përgjigjet Kluivertit

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt i është përgjigjur komeneteve të Patrick Kluivert.

Sport

22/11/2019 09:04

Legjenda holandeze ditë më parë kishte thënë se bashkëvendësi i tij ka gabuar me transferimin te Juventus.

Madje, Kluivert shkoi aq larg sa tha që edhe De Ligt e di që ka bërë një transferim të gabuar, dhe se është dashur të zgjedh Barcelonën.

“Unë nuk pendohem që kam shkuar te Juventus”, ka deklaruar De Ligt, përcjell lajmi.net, që i është përgjigjur Kluivertit.

“Shumë gjëra janë thënë dhe shkruar dhe nëse dikush si Kluivert flet mund të duket e vërtetë, por nuk është tjetër veçse një supozim”./Lajmi.net/