De Ligt: Gjithmonë kam dashur të jem si Cristiano Ronaldo

Kur në mediet sportive çdo ditë e më shumë po flitet për transferimin e tij te Juventus, Matthijs de Ligt ka zbuluar se Cristiano Ronaldon e ka pasur një idhull në fëmijëri.

Sport

26/06/2019 23:15

Talenti i Ajax, gjatë kësaj vere do të ndërrojë skuadër, ku po kërkohet nga Juventus, Barcelona dhe Manchester United.

Janë kampionët e Italisë që kanë marrë një avantazh të dukshëm, dhe gjithë kjo duket shkaku i simpatisë së lojtarit për Cristiano Ronaldon.

“Gjithmonë kemi dashur të bëhemi si Cristiano Ronaldo në fëmijëri, kur kemi luajtur futboll në kopsht”, ka deklaruar De Ligt, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kjo ka ndodhur sidomos kur ai ishte pjesë e Manchester United. Fanella ime e parë e futbollit ishte fanella e tij gjithashtu”./Lajmi.net/