De Ligt bëri dy gabime në 10 sekonda kundër Irlandës Veriore

Matthijs de Ligt duket se po ndjen barrën çmimit të lartë.

Sport

11/10/2019 09:11

Mbrojtësi holandez u transferua nga Juventus këtë verë në shumë prej 70 milionë euro nga Ajax, pas paraqitjeve mahnitëse te kampionët e Erdivise.

De Ligt ishte një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror në sezonin e kaluar, duke arritur me Ajax të kualifikoheshin deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, me kalimin te Juventus për një shumë kaq të lartë, gabimet në lojën e 19 vjeçarit janë alarmante.

De Ligt ka qenë shkaktar i dy gabimeve brenda 10 sekondave në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 mes Holandës dhe Irlandës Veriore.

Njëri nga këto dy gabime, solli edhe golin e mysafirëve, por për fat të De Ligt, bashkëlojtarët e tij në fund të ndeshjes përmbysën rezultatin, për të shpëtuar nga befasia Holandën./Lajmi.net/