De Ligt akoma i hapur për një transferim tek Man Utd

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, është ne mesin e lojtarëve më të përfolur, para afatit kalimtar të verës.

Sport

17/05/2019 20:30

Në moshën 19 vjeçare, De Ligt ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion, duke bërë që gjigantët e futbollit evropian të kthejnë sytë kah ai.

Barcelona është skuadra që shihet si favorite për të nënshkruar me të, edhe pse agjenti i lojtarit është kundër asaj ideje.

Gjithsesi, sot, raportime nga ‘The Telegraph’ thonë se mbrojtësi holandez është akoma i hapur për një transferim tek Manchester United.

Solskjaer dëshiron që ta rindërtojë skuadrën, pas një sezoni dëshpërues, dhe faza e mbrojtjes është ajo nga e cila do të fillojnë riparimet.

Mbetet të shihet nëse ‘djajtë e kuq’ do të mund t’i bëjnë ballë konkurrencës me Barcelonën. Do të jetë e vështirë, pasi ata nuk do të jenë as pjesë e Ligës së Kampionëve, gjë që luan rrol të madh. /Lajmi.net/