De Jong tregon se me kë u këshillua për kalimin tek Barca

Mesfushori i Ajax Amsterdam, Frenkie de Jong, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Barcelonës, gjatë afatit të fundit kalimtar.

Sport

21/03/2019 10:18

Por, ishte një person kyç që drejtoi mesfushorin drejt kësaj zgjedhje, pasi pas tij ishin vënë shumë skuadra të mëdha evropiane.

Për kalimin e De Jong në ‘Camp Nou’ për shumën e 75 milionë eurove, meritë të madhe kishte edhe selektori i Holandës, Ronald Koeman.

“E kam pyetur atë shumë. E di se ai ka qenë i suksesshëm atje” ka thënë De Jong, referuar trajnerit të tij tek kombëtarja, transmeton lajmi.net.

“Doja ta dija se si ishte, si ishte qyteti, jeta ditore dhe skuadra atje. Është gjithmonë më e rehatshme të dish këto gjëra para se të shkosh diku” ka thënë tutje mesfushori.

“E pyesja çdo herë. Doja të dija se çfarë Ronald Koeman mendon, për të gjitha” ka shtuar De Jong.

De Jong do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës në fund të këtij sezoni, për të vazhduar rrugëtimin e tij krahas Leo Messi. /Lajmi.net/