De Jong në rrezik të humbasë ndeshjen ndaj Sevillas

Barcelona do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Elches të mërkurën në kuadër të La Ligas.

Sport

23/02/2021 22:22

Nëse në këtë ndeshje, Frenkie de Jong ndëshkohet me karton të verdhë, atëherë ai do të humbasë ndeshjen ndaj Sevillas, transmeton lajmi.net.

Blaugranët do të luajnë dy ndeshje të njëpasnjëshme ndaj Sevillas, së pari në La Liga dhe më pas edhe në Copa del Rey.

Holandezi në këtë sezon ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të klubit, duke shënuar tre gola e tre asistime.

Messi, Pique, Griezmann dhe Mingueza janë larg dy kartonë të verdhë për t’u suspenduar. Ndërsa, në këtë sezon për Barcelonën është suspenduar vetëm Jordi Alba dhe Sergio Busuqets./Lajmi.net/