De Jong me skuadër të re

Mesfushori i Milanit, Nigel de Jong, pritet të largohet nga rossonerët.

Merkato

01/02/2016 10:21

Nigel de Jong nuk është në planet e trajnerit Sinisa Mihajlovic.

Mesfushori holandez pritet të largohet nga San Siro, ndërsa mediet italiane shkruajnë se e ardhmja e tij është në Amerikë, te skuadra LA Galaxy.

De Jong pritet ta kompletojë transferimin e tij në Galaxy gjatë ditës së sotme, ndërsa ai do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

Te kjo skuadër ai do të luante përrkrah emrave si Steven Gerrard, Ashley Cole dhe Robie Keane.