De Jong: Luajtëm mirë, duam të përfundojmë në pozitën e dytë – biseda me Xavin ishte pozitive
Frenkie de Jong ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javës së kaluar, pasi emri i tij lidhej me një pakënaqësi te skuadra e Barcelonës.

Sport
Lojtari sot luajti për 90 minuta dhe u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij. Pas ndeshjes ai foli edhe për situatën e tij në klub, duke treguar se biseda me trajnerin Xavi Hernandez ishte pozitive.
Po ashtu, lojtari tregoi objektivat e skuadrës.
“Luajtëm shumë goxha mirë, ndonëse mund të përmirësohemi gjithmonë. Gjëja e rëndësishme është fitorja pas humbjeve së fundmi”, ka thënë De Jong, transmeton lajmi.net.
“Duam të përfundojmë në pozitën e dytë, në mënyrë që të jemi në Superkupë vitin tjetër”, shtoi holandezi.
“Biseda me Xavin ishte shumë e mirë. Kam vetëbesim, por edhe trajneri thotë njësoj, kështu që të gjithë janë të lumtur. Presioni është gjithmonë i mirë për lojtarët”, ishin fjalët e mesfushorit të Barcës.
Frenkie ka qenë një nga pikat kyçe të Xavi, megjithatë humbjet e fundit të skuadrës kanë rritur tensionet brenda kampit ‘Blaugrana’. Duket se gjithçka është tejkaluar. /Lajmi.net/