De Jong kthehet në kohë për Juventusin, përfshihet në listën e Ten Hag

Skuadra e Ajax Amsterdam ka mësuar një lajm shumë të mirë në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Juventus.

Sport

15/04/2019 14:15

Skuadra nga Amsterdami do të udhëtojë drejt Torinos, për ta luajtur ndeshjen e dytë çerekfinale, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Johan Cruyff Arnea’, Ajax dhe Juventus janë ndarë baras, me rezultatin 1:1.

Pas asaj paraqitje mjaft të mirë, skuadra e Ajax u kthye për tu paraqitur në Eredevisie, ku shënoi fitore të thellë me rezultatin 6:2, në përballjen kundër Ecxelsior, për të mbajtur lidershipin në Holandë.

Gjatë kësaj fitore, tifozët e Ajax u frikësuan shumë nga lëndimi që Frenkie de Jong pësoi, duke hapur mundësinë për mungesë ndaj Juves.

Megjithatë, trajneri Eric Ten Hag ka publikuar listën e skuadrës e cila do të udhëtoj drejt ‘Allianz Stadium’ dhe aty figuron edhe emri i lojtarit që ka nënshkruar me Barcelonën, përcjell lajmi.net.

Lista e plotë e Ajax: Onana, Lamprou, Varela; Kristensen, Veltman, De Ligt, Sinkgraven, Mazraoui, Magallan, Blind, Tagliafico; Van de Beek, Tadic, Labyad, Schone, De Jong, Ziyech, De Wit; Neres, Huntelaar, Dolberg, Ekkelenkamp

Në anën tjetër, Juventus pushoi thuajse të gjithë lojtarët gjatë fundjavës, duke pësuar kështu humbje ndaj skuadrës së SPAL, me rezultatin 1:2.

Për Juventus, nuk pritet të ketë ndonjë mungesë të madhe, në rrugën e tyre drejt trofeut të shumëkërkuar. /Lajmi.net/