De Jong: Kemi skuadër për të fituar gjithçka këtë sezon

Frenkie de Jong është shprehur shumë optimist për skuadrën e Barcelonës.

Sport

02/08/2021 09:27

Barcelona po vazhdon me përgatitjet para fillimit të sezonit të ri, shkruan lajmi.net.

Njëri ndër futbollistët kyç të ‘Blaugranëve’ De Jong është shprehur optimist për sezonin e ardhshëm.

“Ne kemi skuadër për të fituar gjithçka këtë vit. Unë mendoj se për këtë sezon ne kemi përmirësuar skuadrën, ne po rritemi si ekip, është viti i dytë i trajnerit gjithashtu dhe zakonisht ju përmirësoheni kur punoi dy vite së bashku”, tha ai.

“Ne kemi një përzierje në skuadër mes futbollistëve me përvojë dhe atyre të rinj dhe të talentuar, kemi shumë cilësi në ekip të cilën duhet ta shfrytëzojmë.”, vazhdoi ai.

“Për mua, Depay është një lojtar me shumë cilësi, mund të na japë shumë sepse është i mirë në driblim, shënon gola, mund të jap asistime, punon për ekipin. Unë mendoj se ai përmirëson skuadrën”, shtoi ai.

“Memphis është përshtatur shpejt me grupin, dhe ne jemi përshtatur me të, ai po integrohet mirë, Pres me padurim t’i jap shumë asistime këtë sezon. Ai ka cilësi dhe shpresoj se do ta dëshmojë këtë”, përfundoi Frenkie de Jong. /Lajmi.net/